Overview

DELTA Security është Kompani private profesionale e cila ofron shërbime të sigurisë: Roje, Monitorim dhe Reagim të Sistemeve të Sigurisë (alarm & kamera), Instalim, Servisim dhe Mirëmbajtje te Sistemeve te Sigurisë.

DELTA Security Sh.p.k ofron mundësi afatgjate të punësimit, perspektivë për karrierë, avancim personal dhe kushte të mira pune për student.
Ne inkurajomë studentët të aplikojnë për punësim sepse kompania DELTA Security ofron orar fleksibil / të ndryshëm për të gjithë ata që studiojnë.

Delta Security shpall konkurs për pozitën: Punëtorë I Sigurimit Fizik – 30 Persona në Regjionin e Prishtinës

Ofrimi i punësimit: Punësim i menjëhershëm.
Vendi I punësimit do të jetë në objektet Institucionale dhe ato private.

Kualifikimet dhe aftësitë e përgjithshme që kërkohen nga kandidatët:
– Te kenë te përfunduar së paku shkollën fillore;
– Mos te kenë qenë të dënuar apo ndjekur penalisht;
– Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit, raportimit dhe qasjes në punë;
– Aftësi për të punuar i pavarur si dhe në punë ekipore në ambient dinamik.

Kandidatët e interesuar mund të lajmërohen çdo ditë pune prej orës 09.00 deri në 17:30, në zyrën Qendrore të kompanisë, adresa: Rr. Enver Maloku nr. 108/1 Bregu i Diellit (në objektin  Furra Qerimi  1, kati IV-të), Prishtinë, ose i dërgoni CV-të përmes postës elektronike në e-mail adresën:apliko@deltasecurity.biz
JU MIREPRESIM!