Overview

Edotta shpk. kërkon të punësojë një web developer. Personi duhet të ketë njohuri dhe aftësi të larta analitike dhe zhvilluese.
Kandidati do jetë pjese e grupit që është duke zhvilluar sistemin e-learning Edotta 3.0.
Sistemi përdor platformat dhe teknologjitë e mëposhtme:
– Apache / Nginx
– PHP / Slim Framework / Smarty
– MySQL / Redis
– Javascript / AngularJS / JQuery
– CSS / Bootstrap
– Single Page Application
– RESTful backend me arkitekture cloud e ideuar per SaaS, mbi AWS
Ambjenti i punës është i qetë dhe komod. Projekti mbi të cilin kandidati do punojë është sfidues dhe përben një mundesi shumë të mirë për arritje të lartë profesionale.

Detyrat

– Të njohë framework-un AngularJS dhe të jetë i aftë të zhvillojë komponentet sipas praktikave të framework-ut.
– Të zhvillojë ndërfaqen vizuale në HTML / CSS / Bootstrap.
– Të kuptojë platformat e sipërpërmendura dhe të ndërveprojë me to.
– Të kuptoj specifikimet e projektit dhe te bashkepunoje me grupin në zhvillimin e tij.

Kualifikimet / Kërkesat

– Të ketë mbaruar shkollën e lartë në një degë të lidhur me software development
– Të ketë minimumi 1 vit eksperiencë në software development
– Të ketë njohuri shumë të mira në Javascript dhe JQuery, PHP.
– Të ketë eksperiencë në krijimin e single-page applications në një nga framework-et që përdoren për këtë qëllim.
– Të ketë eksperiencë në AngularJS
– Të ketë koncepte të mira mbi OOP / Prototypical Inheritance
– Të njohë mirë enterprise development patterns si MVC, Singleton, Factory, ActiveRecord / Data Mapper etj.
– Të jetë i aftë të kuptojë teknika, algoritme dhe framework-e të reja
– Të jetë i aftë të ideojë module të aplikacionit, dukë përdorur praktikat më të mira për komponente të ripërdorshme dhe për integrimin me modulet e tjera
– Njohje shume e mirë e gjuhës italiane.
– Paga e kënaqshme dhe e diskutueshme në bazë të aftësive dhe njohurive të kandidatit.
– Të interesuarit të dërgojnë një CV në: p.miho@edotta.al
– Adresa: Rr. Panorama, Kompleksi Prestige, Tiranë