Overview

Përshkrimi

FINCA është Institucion Financiar Amerikan, që operon në Euroazi, Lindje të Mesme, Afrikë dhe Amerikë Latine, duke shërbyer mbi 1.6 milion klientë
FINCA ofron mundësi zhvillimi përmes:

PROGRAMIT TË PRAKTIKËS

Në degët: Drenas, Skenderaj, Lipjan, Shtime, Gjakovë, Deçan, Malishevë, Rahovec, Istog, Vushtrri, Suharekë, Shtërrpce, Graçanicë, Xërxë

FINCA Kosovë mirëpret studentët e kualifikuar të aplikojnë për Programin e Praktikës, ku ata mund të fitojnë përvojë të vlefshme praktike në degët tona apo departamentet e Zyrës Qendrore. Qëllimi i këtij programi është që studentëve t’u jepet mundësi për të konsoliduar njohuritë e tyre teorike me përvojën praktike.

Programi i praktikës, ofrohet për periudhën 4 mujore (Korrik 2018 – Nëntor 2018) dhe është pa pagesë.

Gjatë kësaj periudhe programi i praktikës ofron mundësi:

• Për zhvillimin e njohurive duke kombinuar me praktikën,
• Përgatitje për tregun e punës, duke punuar me mentorë profesional,
• Për krijimin e lidhjeve të reja, përmes përvojës praktike në Institucion Mikrofinanciar.

Kriteret për aplikim:
• Studentët duhet të jenë në vitin e fundit ose të parafundit të studimeve Bachelor;
• Aftësi shumë të mira të komunikimit;
• Gadishmëri për të punuar me orar të plotë të punës ( 40 orë në javë);

Procesi i përzgjedhjes:
• Të gjithë studentët që përmbushin kriteret e lartëpërmendura do të ftohen për fazën e  testimit;
• Vetëm studentët që kalojnë testin me sukses do të ftohen për fazën e intervistimit;

Pas përfundimit te programit, praktikantët do të pajisen me çertifikatën për pjesëmarje.

Aplikimi bëhet, përmes aplikacionit online, të cilin mund ta gjeni në web faqen tonë:  www.Kosovo.Finca.org, si dhe përmes e-mail adresës: hrdep@fincakosovo.org                                                                                                                             Tel: 038/ 609 721, 609 722

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.                                                                                                                                                                FINCA Kosovë ofron mundësi punësimi të barabartë.
Afati i aplikimit deri me 04.07.2018