Overview

Përshkrimi i detyrës

Shërbimi ndaj klientëve duke diagnostifikuar, rregulluar dhe riparuar pajisjet e tyre mobile në mënyrë sa më korrekte dhe profesionale.

Aftësitë/Kualifikimet/Përvojat e kërkuara:

• Pasion dhe njohje shumë të mirë të teknologjisë, sidomos atë të pajisjeve mobile

• Njohje e hollësishme e platformave Android dhe iOS

• Përvojë në saldimin e komponenteve elektronike, sidomos të atyre SMD

• I aftë në zgjidhjen e problemeve

• Aftësi organizative dhe i gatshëm për punë grupore

• Aftësi të mira në komunikimin oral dhe me shkrim

• Gadishmëri për të punuar me orar fleksibil

• Gadishmëri për të punuar edhe në shitje sipas nevojës

• Kompetent në përdorimin e veglave të Microsoft Office (sidomos Word dhe Excel)

• Njohje e gjuhës angleze

• Shkolla e mesme

Aftësitë/Kualifikimet/Përvojat e dëshiruara:

• BSc në inxhinieri apo shkenca kompjuterike

• Përvojë në programimin e Aplikacioneve Mobile si dhe të atyre Desktop

• Përvojë në riparim dhe shitje

Detyrat dhe përgjegjësitë:

• Diagnostifikimi, zgjidhja e problemeve, riparimi i pajisjeve dhe testimi para dorëzimit

• Të mbaj evidencë në sistemin ekzistues për çdo pajisje të pranuar/dorëzuar

• Të dorëzoj raport periodik mbi punën e tij

• T’u sqaroj klientëve problemet teknike në mënyrë të thjeshtë dhe të kapshme

• T’i informojë klientët saktë për intervenimet që duhen bërë dhe kohën e riparimit

• Të sigurohet që riparimi i bërë është konform standardeve të kualitetit

• T’u përgjigjet telefonatave të klientëve në mënyrë sa më profesionale

• Të sigurohet që klientët janë ndarë të kënaqur duke i tejkaluar pritjet e tyre

• Të mirëmbajë tavolinën e punës dhe ambientin rrethues

Përvoja e punës dhe referencat kredibile janë më se të mirëseardhura!

hr@techkosova.com
038 555-882
049 20 64 64