Overview

ADMC International është një kompani ndërtimi e shtrirë në vendet më të zhvilluara të botës si Dubai, Doha Katar, Zelanden e Re, Rumani etj.
Themeluar që prej vitit 2000 ajo është kthyer në firmën ndërkombëtare më dinamike ndër kompanitë e ndërtimit për strukturat e hekurit për kallëpe dhe betonim duke përfunduar projekte të mëdha si Stadiumi i Lojërave Olimpike në Greqi, metro në Qatar (Qatar Rail), aeroport në Qatar si edhe shumë projekte të tjera.

ADMC International shpall vende të lira pune në fushën e ndërtimit ne pozicionin e  punes se Inxhinierit te Ndertimit, ne vende si:

1. Emiratet e Bashkuara, Dubai
2. Doha, Katar

Detyrat dhe Pergjegjesite

  • Aktiviteti i punës varion nga punëdhënësi dhe nga lloji I projektit por përgjithësisht përfshin
  •  Menaxhimi i përditshëm i vendit, përfshirë monitorimi i fuqisë punëtore dhe punën e të nënkontraktuarve.
  •  Koordinimi me shitësit dhe furnizuesit për të siguruar mbërritjen në kohë të materialeve dhe pajisjeve të ndërtimit.
  •  Aprovimi i tabelës së kohëzgjatjes së orëve të punës së punonjësve dhe dërgimi i saj në zyrën përkatëse cdo fillim muaji.
  •  Krijimi i raport-progresit ditor dhe javor dhe komunikimi i cdo informacioni të rëndësishëm tek menaxheri cdo të Enjte.
  •  Komunikimi i nevojave për ti dhënë prioritet detyrave sipas azhornimeve dhe ndryshimeve të proçedurave, politikave dhe standarteve.
  •  Hartimi i detyrave dhe delegimi i tyre tek punëtorët e ndërtimit.
  •  Sigurimi i saktësisë në urdhërimin e detyrave të punës dhe efikasiteti i kohës duhet të merret parasysh.
  •  Pastërti në vendin e punës dhe heqja e cdo materiali të rrezikshëm përpara fillimit të projektit të ndërtimit.
  •  Menaxhimi i buxhetit të ndërtimit dhe pasqyrimi i kostove të ndërtimit.
  •  Kryerja e inspektimeve për të siguruar që performanca e ekuipazhit është në përputhje me standardet e vendosura.
  •  Bashkërendimi i moduleve të veçanta të procesit të ndërtimit për të siguruar harmoni.
  •  Sigurimi që të gjitha materialet, furnizimet, veglat dhe pajisjet të kërkohen në mënyrë efikase
  •  Sigurimi i makinerive dhe mjeteve që të jenë në dispozicion të ekuipazhit dhe të jenë në gjendje pune.
  •  Përmbledhje e shkurtër për ekuipazhin duke qartësuar detyrat që duhet të zbatojnë.
  •  Monitorimi I proçedurave ditore të ndërtimit për tu siguruar në cilësinë dhe në zbatimin me korrektësi të orarit.
  •  Krijimi I një marrëdhënieje positive me shitësit dhe furnitorët për të siguruar prokurimin në kohë të furnizimit dhe matrialeve.
  •  Sjellja si këshilltar kryesor teknik në një shesh ndërtimi për nënkontraktorët, njerëzit e zejtarisë dhe operatorët
  •  Kontrollimi I planeve, skicave dhe saktësinë e llogaritjeve.
  •  Sigurimi që të gjitha materialet e përdorura të jenë në gjëndje pune sic janë të specifikuara.
  •  Menaxhimi, monitorimi dhe interpretimi I dokumentave të kontratës së dizajnit nga klienti ose arkitekti.
  •  Planifikimi i punës dhe organizimi efikas i pajisjeve në vend në mënyrë që të përmbushen afatet e dakorduara.
  •  Zgjidhja e cdo vështirësie teknike e papritur dhe problemi që mund të ndodh.
  •  Kujdesja dhe komunikimi i aspekteve mjedisore, ligjore dhe pasojat e mos përputhjes së të njëjtave me personelin e vendit.
  •  Kujdesi i politikave të ADMC dhe zbatimi i proçedurave të proçesit të zbatueshëm.

Kriteret qe duhet te plotesoje kandidati:

  •  Të mos ketë masë ndëshkuese nga shteti shqiptar.
  •  Të ketë experiencë pune në këtë fushë.
  •  Të ketë pashaportë të vlefshme për 2 vjet nga data e fillimit të punës.
  •  Të njoh shumë mire gjuhën angleze.
  •  Diplomë e shkollës së lartë dega Inxhinieri Ndërtimi ose në fusha të ngjashme.

Kompania siguron kushte shumë të mira per punonjesit:
– ushqim dhe fjetje të paguara nga kompania,
– biletë avioni vajtje – ardhje
– 30 ditë pushimi të paguara për kontrate 1 vjeçare pune,
– transport nga shtëpia në punë dhe anasjelltas si edhe
– shendetesia e paguar nga kompania.

Dokumentacioni i nevojshem:

  1.  CV + 2 photo pashaporte
  2.  Pashaporta

(dokumentacioni i mëtejshëm do të plotësohet pranë zyrave tona)

Jeni të interesuar për te punuar ne nje kompani internacionale? Atëherë ne ju mirëpresim ti bashkoheni stafit tone!

Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: o.raufi@admc-usa.com ose te paraqiten prane zyrave tona ne Rrugen Abdyl Frasheri prane KMY dhe vesa Center pallati jeshil kati i 1.