Overview

BËHU PJESË E EKIPIT TONË!

Albi Shopping me kënaqësi vazhdon rekrutimin për të plotësuar vendet e lira të punës. Nëse jeni person kreativ dhe i motivuar për të zhvilluar karrierën, atëherë aplikoni edhe ju për tu bërë pjesë e ekipit tonë. Ne ofrojmë mundësi punësimi në një ambient modern dhe dinamik.

Andaj si rezultat i zgjerimit të aktivitetit afarist,  Albi Shopping kërkon kandidatë të motivuar të aplikojnë për vendin e punës si:

Depoist  (1 vend pune)

Vendi i punës: Lipjan

Përgjegjësitë dhe Detyrat:

• Është përgjegjës për pranimin, palimin e mallit dhe klasifikimin e tij sipas llojit dhe verifikimin e afatit të përdorimit,

• Bënë ngarkimin dhe shkarkimin e mallit tregtar nga automjetet  transportuese në depo dhe anasjelltas

Kualifikimet:

• Diplomë e shkollës së mesme,
• Të ketë përvojë pune si depoist,
• Të jetë energjik, aftësi të punës nën stres, me vetë iniciativë dhe flexibil

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentat e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikonin në adresën e e-mail-it: hr@albicenter.com

Duke ju falënderuar për aplikim,  ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen.