Overview

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision te ofroje shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane.

Prandaj, Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

K O N K U R S

Për rekrutim te Një (1) Arkatar-e dhe zyrtar-e per regjistrim për degën në Deçan

Përgjegjësitë :
• Prezanton produktet e KRK tek klientet.
• Regjistron te gjitha te dhenat lidhur me procesin e kredidhenies ne dege.
• Pranon pagesat e klienteve dhe shperndane kredite e aprovuara.
• Regjistron transaksionet në programin adekuat dhe siguron që të dhënat e llogarive të klientëve në program të jenë të sakta.
• Verifikon dhe sistemon dosjet e kredive te shperndara.
• Siguron shërbim të shkëlqyeshëm ndaj klientëve me qëllim të krijimit të një ambienti të hapur dhe miqësor.
• Raporton në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor.
• Punë të tjera të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kërkuara:
• Diplomë universitare në ekonomi (e preferueshme),
• Përvojë paraprake në punë të ngjajshme (e preferueshme),
• Njohuri shumë të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office dhe punën me baza të të dhënave,
• Njohuri te ndonje programi te kontabilitetit apo programi per futjen e te dhenave (e preferueshme),
• Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
• Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
• Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
• Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 25.06.2018 deri me dt. 01.07.2018. Kandidatet e interesuar mund te aplikojne vetem duke plotesuar aplikacionin ne linkun: http://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=465

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

Kreditimi Rural i Kosovës eshte i perkushtuar te ofroj mundesi te barabarta te punesimit per te gjithe shtetasit e Kosoves.