Overview

Home Center (kompani e mirënjohur në ofrimin e produkteve shtëpiake) shpall konkurs për:

Agjente të Shitjes (door-to-door) (4) (Femra)

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

• Prezantimi dhe shitja e produkteve të kompanisë.
• Tregon mbi karakteristikat e produktit;
• Bind klientin për të blerë produktin duke përdorur një teknikë bindëse;
• Ofron produktet në lagje të ndryshme dhe rrethina (door-to-door), me qëllim të shitjes së produkteve të kompanisë;
• Shpërndan mostrat e produkteve;
• Vlerëson aftësitë, nevojat dhe ndërton marrëdhënie produktive të qëndrueshme me klientët;
• Udhëton në rajone të planifikuara paraprakisht për të ofruar ose shitur mallra;
• Punon në një territor të caktuar, duke vizituar një numër të madh të shtëpive ose vendeve në ditë.
• Përmbush objektivat e shitjeve personale dhe ekipore;
• Raporton në baza ditore menaxhmentit të lartë.

Aftësitë dhe Shkathtësitë e nevojshme:

• Përvojë paraprake të punës në fushën e shitjes;
• Njohuri të mira me teknikat e ndryshme të shitjes dhe menaxhimin e saj;
• Aftësi shumë të mira të shërbimit ndaj klientit;
• Aftësi të mira organizative;
• Aftësi shumë të mira për të bashkëvepruar, komunikuar dhe negociuar në mënyrë efektive;

Kushtet e punës:

• Pagë fikse + bonuse;
• Zhvillim profesional dhe sfida të vazhdueshme;
• Trajnime.

Si të Aplikoni
• Ju lutem aplikoni përmes e-mail adresës  : homecenter.ks@gamil.com
• Për çdo informatë shtesë mund të na kontaktoni në numrin: 038-749-802 ose në 049-565-083