Overview

Virtuo është kompani vendore me pervojë 10 vjeçare dhe deri më tash ka realizuar një numër të konsiderueshem të projekteve në Kosovë prej të cilave një numër i madh janë në nivelin e dataqendrës, Cloud dhe siguri.

Virtuo ka partnerit të rëndësishëm me një numër te madh prodhuesish të njohur nderkombëtarisht.

Virtuo është gold partner ne Dellemc ne nivelin e server/storage/backup, Sophos gold partner ne nivelin e sigurisë dhe Vmware enterprise partner në nivelin e virtualizimit dhe cloud sistemeve.

Për arsye te rritjes së nevojave dhe zhvillimit, Virtuo kërkon një person për pozitën në:
1 – Integrim të Sistemeve
 si dhe një person për pozitën
2 – Inxhinjer i Shitjes te sistemeve te lartepermendura.

1- Pozita: System Administrator

KUALIFIKIMET:

  • Diplomë universitare në Shkenca kompjuterike apo Inxhinjer i diplomuar ne fushën e inxhinjerise apo para diplomimit në fushat të ngjajshme, njohuria dhe certifikimet në fushat relevante do te kenë përparesi.
  • Pervojë pune min 1 vjeçare ne pozite apo fushën e njejtë te punës.
  • Njohja e gjuhes angleze si dhe posedimi i patentë shoferit është i dëshirueshëm

PËRGJEGJËSITË

Virtuo kërkon një system administrator në rolin e integrimit të sistemeve dhe mirëmbajtjen e tyre.

Aplikuesi për System Administrator duhet të jetë motivues për detyrat e marura nga punëdhënësi si dhe të jetë gjithëmone në gjendje të jep sherbime të keruara si nga klienti apo nga punedhenesi.

Duhet të jete ne gjendje te hartoje projektet si dhe të shkruaj raportet javore/mujore për detyrat e dhëna .

Pozita është permanente me 6 muaj kohë provuese gjatë të cilës personi duhet të tregojë interes në fushën e TI-së si dhe të tregojë shkathtësi në implementimin e projekteve.

2- Pozita: Inxhinjer i shitjes

KUALIFIKIMET

Diplomë universitare në Shkenca kompjuterike apo Inxhinjer i diplomuar ne fushën e inxhinjerise apo ose para diplomimit në fusha të ngjajshme, njohuria dhe certifikimet në fushat relevante do te kenë përparesi.

Pervojë pune min 1 vjeçare ne pozite apo fushën e njejtë te punës.

Njohja e gjuhes angleze si dhe posedimi i patentë shoferit është i dëshirueshëm

PËRGJEGJËSITË

Virtuo kërkon një inxhinjer të shitjes së produkteve të TI-së duke marë parasyshë se Virtuo është gold partner në produktet DellEMC, Sophos dhe VmWare dhe silver partner I Veeam produkteve .

Aplikuesi për Inxhinjer të shitjes duhet të ketë njohuri në teknlologjinë e informimit si dhe të ketë experience në shitjen e produkteve të saj dhe të ketë kontakte direkte me klientë.

Duhet të jetë ne gjendje te hartoje projektet si dhe të shkruaj raportet javore/mujore për detyrat e dhëna .

Duhet të ketë njohuri në Servere, CISCO Networking, Vmware, Storage dhe Siguri.

Përparsi për këtë pozitë do të kenë më shumë personat të cilët kanë experience në këte punë ose të kenë aftesi në shitjen si e dhe prezentimin e përparësive te produkteve te IT-së.

Nëse je i interesuar na dërgo CV që duhet të ketë të bashkangjitur edhe letrën motivuese (cover letter) dhe të tregoje arsyet dhe motivimet për këtë nivel pune në
info@virtuo-ks.com deri me daten 02/07/2018.

Në titull duhet të shkruhet pozita e punës. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Virtuo ofron mundësi punësimi të barabartë për te gjithë aplikuesit.